Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është fshikëza tejet aktive?

Fshikëza mbledh urinën mba veshkat dhe e nxjerr jashtë kur të jetë e mbushur. Nëse fshikëza është shumë aktive, një person nuk mund të kontrollojë kur zgjedh të urinojë dhe urinon shumë gjatë tërë ditës.

Kjo gjë ndodhë kur personi urinon, pa pasur fare paralajmërim. Si rezultat personi duhet që të përdorin banjën shpesh ose përndryshe mund të urinojnë paparalajmërim.

Gjendja është zakonisht rezultat i keqkomunikimit midis trurit dhe fshikëzës.

Por cilat janë simptomat që një person ka një fshikëz tejet aktive?

Urinim të shpeshtë – kur personi urinon më shumë se tetë herë në ditë

Nokturia – kur një person nuk mund të flejë rehat pa u zgjuar së paku dyherë gjatë natës për të urinuar

Youtube

Arkiva

Kategoritë