Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të bëni kur fëmijës tuaj nuk ju pëlqen mësuesi i tyre?!

Ndodh që fëmija juaj kthehet në shtëpi nga shkolla dhe i zemëruar të fillojë të bërtasë : “Mësuesi im është i tmerrshëm”.

Është normale të mos dish se si të përgjigjesh. Por psikologia pediatrike Vanessa Jensen, PsyD, rekomandon që të filloni tu ipni hapësirë të shprehen.

“Unë mendoj se gjëja e parë që duhet të bëni është vetëm të dëgjoni,” thotë ajo. “Lërini të flasin. Lëreni fëmijën të tregojë historinë e tij pa gjykim – thjesht le ta thotë atë që mendo”.

Ndonjëherë (si të rriturit) fëmijët thjesht duhet të ankohen dhe të ankohen. Dhe dijeni që ju duhet të jinni aty për t’i dëgjuar ata.

Pse të dëgjuarit është kaq i fuqishëm?

Lejoni fëmijën tuaj t’i shpreh mendimet dhe ndjenjat e tij, thotë Dr. Jensen. Kjo mund t’i ndihmojë ata të zgjidhin problemin e tyre.

  • Atëherë mbase, nëse çështja vazhdon, merrni anën e mësuesit.

“Ndonjëherë thjesht thërrisni mësuesin dhe pyetni se çfarë ka ndodhur” shpjegon Dr. Jensen. “Mund të jetë diçka shumë e thjeshtë, e pafajshme – mësuesi po kalonte një ditë të vështirë dhe jepte një pamje qesharake, diçka krejtësisht dashamirëse.”

  • Kur veprimi i mëtutjeshëm mund të jetë i nevojshëm..

Pasi të merrni më shumë informacion, mund të vendosni nëse ka nevojë të uleni me të gjithë – prindin, fëmijën dhe mësuesin – për të arritur deri në fund të çështjes.

Nëse keni fëmijë shumë të vegjël, është e rëndësishme të mbani mend se është e lehtë që situatat të keqinterpretohen (veçanërisht nëse fëmija juaj është shumë i ndjeshëm).

Dhe mos harroni se konflikti mund të sigurojë një mundësi mësimi për fëmijët e të gjitha moshave.

  • Mos e injoroni ose mos reagoni shumë

Asnjëherë mos i injoroni ose mos i hidhni plotësisht shqetësimet e fëmijës tuaj poshtë, veçanërisht nëse çështjet vazhdojnë të përsëriten ose janë më serioze. Por, Dr Jensen gjithashtu paralajmëron të mos ndërhyni për çdo gjë të vogël, veçanërisht nëse keni një student të moshuar.

Shpesh herë, konflikti student-mësues mund të jetë rezultat i një mospërputhjeje midis stilit të të nxënit të studentit dhe stilit të mësimit të mësuesit, thotë Dr. Jensen.

Por nëse shqetësoheni për diçka të papërshtatshme, është e rëndësishme të sqaroni ato problem me mësuesin ose administratorin e shkollës së fëmijës./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë