Shoqata e bashkatdhetarëve në Zvicër “Nora” ka sjellë sot një donacion të rëndësishëm për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke dhuruar 14 karroca për pacientë.
Donacionin, në emër të Spitalit, e pranoi U.D. Drejtori i Administratës, z. Shefqet Kryeziu, i cili shprehu mirënjohjen për këtë kontribut dhe ndau mirënjohje si shenjë falënderimi për donatorët.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh falënderime të thella ndaj Shoqatës “Nora” me seli në Zvicër, kryetarit të saj, z. Xhevdet Gashi, si dhe donatorit z. Rifat Gashi, i cili jeton në Gjermani.
Të dy këta bamirës janë bashkatdhetarë tonë nga fshati Buqan, dhe me këtë veprim fisnik, ata japin një shembull të shkëlqyer të solidaritetit dhe përkrahjes për shëndetësinë në vendlindje.











