Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrinë t’i shpëtoj sulmit seksual – një grua në Kinë shtiret si e infektuar me koronavirus!

Një grua në Kinë ka arritur t’i shpëtoj një sulmi të mundshëm seksual ndaj saj, duke u shtirur sikur ishte e infektuar me coronavirus dhe duke pretenduar se ishte nga Wuhan (vend ku besohet që është dhe origjina e virusit vdekjeprurës).

I dyshuari, i identifikuar nga policia si Xiao i moshës 25 vjeç, ishte futur në dhomën e gjumit të viktimës mbrëmjen e kaluar në qytetin Jingshwm shumë pranë Wuhan, ka bërë të ditir një zyrtar i policisë i asaj zone.

Në kohën që i riu u përpoq të niste sulmin seksual ndaj viktimës, ajo kishte thënë:

“Unë sapo u ktheva nga Wuhan dhe jam e infektuar, prandaj ndodhem momentalisht vetëm në dhomë”.

Gruaja, e identifikuar nga policia si Yi, gjithashtu filloi të kollitej, për ta bërë sulmuesin të largohej, i cili menjëherë pas kollitjes së saj u përpoq me shpejtësi që të mbuloj gojën. Xiao u largua, por me vete mori shifrën e 3,080 juan (338 paund) të grabitura në dhomën e Yi. 

Viktima menjëherë pas kësaj thirri policinë, e cila nisi kontrollet në të gjithë qytetin. Oficerët e policisë u shprehën se hetimi ishte mjaft i vështirë sepse të gjithë banorët mbanin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga Coronavirusi. Por çka i habiti të gjithë është se agresori 25 vjeçar u vetëdorëzua në rajonin e policisë. Ai e pranoi fajin dhe momentalisht ndodhet në paraburgim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë