Mar, Jan 14, 2025
Banner Top
Banner Top
Ambasada Gjermane ka reduktuar numrin e termineve për viza si pasojë rritjes së rasteve me COVID-19

avët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja me coronavirus.

E si rezultat i kësaj situate, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se ka reduktuar numrin e terminëve për aplikim për viza.

Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, thuhet se ekziston mundësia që edhe terminët e konfirmuar mund të anulohen apo shtyhen.

Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë