Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Aksident trafiku mes shtatë veturave në autostradën Prishtinë – Prizren, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Prishtinë – Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë shtatë vetura.

“Më, 24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë  vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrfikësve si dhe ndihma e shpejtë janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë