Pre, Jan 24, 2025
Banner Top
Banner Top
A mund të funksionojë një lidhje pas disa ndarjeve?

Disa cifte, kanë shumë debate e shpeshherë edhe ndarje. Pas cdo ribashkimi tek të dy lind pyetja “A do të funksionojë këtë herë?”.

Ekspertja e lidhjeve, Susan Winter, shpjegon se a mund të funksionojë një lidhje që ka përjetuar shumë ndarje.

Sipas saj, lidhja mund të funksionojë por kjo mund të kërkojë ndryshime personale. Winter, shprehet që ju nuk duhet të ndryshoni për hir të tjetrit, por ju duhet kohë për të reflektuar për të kuptuar pse jeni ndarë.

Një prej faktorëve tjerë që ndikon në jetëgjatësinë e një lidhje, është koha! Ajo shpjegon, që koha është gjithcka në një lidhje.

Nëse i keni këto dy faktorë: pra nëse reflektoni dhe nëse keni kohë për të menduar, ju duhet edhe një gjë tjetër!

Sipas Winter, ju duhet të keni qëllim që të jeni komunikues me partnerin.

“Mësoni t’i indentifikoni ndjenjat dhe të keni mundësi t’i shprehni ato tek partneri”./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë