Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilli i Prindërve, Qeverisë: Ekzekutoni pagat për mësimdhënës pa vonesë

Këshill i Prindërve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë.

Ata kanë deklaruar se nuk janë dakord që mësimdhënësit të mbesin pa paga dhe se këto greva duhet të rregullohen me ligj dhe jo forma tjera.

Postimi i plotë:

Si Këshill i Prindërve kemi avokuar, arsyetuar dhe deklaruar gjithnjë në të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të fëmijëve tanë për përkujdesje, edukim dhe arsimim publik të pamohueshëm nga askush. Kundërshtimi ynë kryesor ndërlidhet me të drejtën monopolizuese të SBASHK për të “mbyllur” e “hapur” shkollat sipas vlerësimeve të pak individëve dhe në dëm të plotë ndaj fëmijëve e prindërve.

Por asnjëherë nuk jemi dakord që ne të krijojmë një situatë edhe më të rëndë (sesa vetë greva) dhe të gjithë ata mësimdhënës të ngelen pa paga për diçka që shteti i Kosovës e ka pranuar vazhdimisht të mirëqene dhe asnjëherë nuk iu është ndaluar paga. Grevat në arsimin e obligueshëm duhet të rregullohen me ligj dhe jo me forma të tjera “disiplinimi”.

Andaj, si Këshill i Prindërve i Kosovës i bëjmë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës të bëjnë ekzekutimin e plotë të pagave të mësimdhënësve pa vonesë.

Nëse nuk mund ta bëni më mirë arsimin – së paku mos e bëni më keq!

Na lini të kthehemi në normalitet!

Youtube

Arkiva

Kategoritë