Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga nesër ,më datë 4 tetor, e deri në fund të këtij muaji do të ofrojë mamografi falas.
Kjo nismë vjen për nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Të interesuarit, mamografinë mund ta bëjnë në këtë qendër çdo ditë pune, nga e hëna në të premten, prej orës 11 deri në 14.