Stresi prenatal mund të shkaktojë dëmtime në aortë tek pasardhësit, gjë që mund të kontribuojë në zhvillimin e aterosklerozës dhe përshpejtimin e plakjes, sipas një studimi të ri në hulumtime paraklinike, gjegjësisht në minj.
Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët që lindin nga gratë që përjetojnë stres gjatë shtatzënisë kanë një rrezik më të lartë të aterosklerozës – akumulimit të pllakave yndyrore në arterie – dhe sëmundjeve të zemrës në jetën e mëvonshme.
Hulumtimet e kaluara kanë sugjeruar gjithashtu se gjenet e lidhura me stresin mund të luajnë një rol në shkurtimin e telomereve.
Telomeret janë ‘kapele’ në skajet e kromozomeve dhe janë të përfshira në procesin e plakjes. Mes tjerash, telomerët më të shkurtër janë një shënues i plakjes së përshpejtuar.
Studiuesit kanë hulumtuar minjtë që përjetuan stres gjatë shtatzënisë. Minjtë e lindur nga nëna të stresuara kishin aterosklerozë më të rëndë – të shfaqur nga lezione në aortë – deri në moshën 25 javëshe sesa ata të lindur nga nëna pa stres.
Për më tepër, stresi prenatal bëri që telomeret në aortë të ishin afërsisht 27% më të shkurtra se minjtë e lindur nga grupi i kontrollit.
Ky studim është vetëm fillimi pasi shkencëtarët mësojnë më shumë për pasojat e shëndetit mendor të prindërve në shëndetin fizik të fëmijës së tyre.
“Zbulimi se aorta është e ndjeshme ndaj stresit prenatal nga humbja e gjatësisë së telomereve është hapi i parë për të kuptuar se si stresi ndikon në biologjinë e telomereve,” shkruajnë studiuesit.
Gjetje të tjera në pasardhësit e minjve femra të stresuar përfshinin:
– Pesha trupore dukshëm më e lartë.
– Rritja e peshës së veshkave.
– Nivele më të larta të inflamacionit. /MedicalxPress