Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve ka bërë të ditur se sot është shpallur konkursi për regjistrimin e kandidatëve në nivelin e pestë të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”, gjenerata e pestë.
AAAPAR tutje njofton se kjo pozitë është hapur për në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, Qendrën e Kompetencës – “Shtefen Gjeqovi”, Prishtinë, Qendrën Burimore, “Përparimi”- Prishtinë, Qendrën Burimore, “Lef Nosi” – Prizeren dhe në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” – Mitrovicë.
Në këtë konkurs të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat që kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe janë më të vjetër se 18 vjeç.
Për të parë konkursin e plotë klikoni KËTU.