Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Protestuesit hedhën ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe asaj të Këshillit Gjyqësor

Mijëra qytetarë janë duke protestuar në kryeqytet pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares që ndodhi të shtunën në Prishtinë.

Një grup protestuesish kanë hedhur ngjyrë të kuqe në dyert e Ministrisë së Drejtësisë, të kuqe e kanë bërë edhe ndërtesën e Prokurorisë dhe atë të Këshillit Gjyqësor.

Protestuesit të tjerë me pankartat në duar “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” janë duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit për të sensibilizuar institucionet dhe shoqërinë për parandalimin e rasteve të tilla.

Vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste të dhunimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë