Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pilulat kontraceptive – përfitimet dhe efektet anësore

Që nga viti 1960 kur për herë të parë u aprovuan hapat kontraceptiv, gratë në gjithë botën kanë përfituar nga përdorimi i tyre. Përmes kontraceptivëve ato mund të vendosin vet për trupin e tyre dhe të bëjnë seks të sigurt.

Që prej asaj kohe kontraceptivët kanë qenë çështje diskutimi në qarqet e shkencëtarëve. Kjo për arsye se ka teori të tilla që argumentojnë për efektet anësore dhe ka të tilla që flasin për efektet pozitive të tyre.

Pilulat kontraceptive, janë metodë tejet pozitive për të parandaluar shtatzëninë.  Ndonëse për një grua që është aktive seksualisht, është në dorën e saj nëse dëshiron apo jo të merr kontraceptiv e udhës është që të konsultohen me mjekun. Kjo për arsye se jo secila pilulë reagon njëjtë tek çdo grua.  

Cilat janë përfitimet nga pilulat kontraceptive?

Të mbrojnë nga shtatzënia, më shumë se çfarëdo opsioni tjetër.

Të ndihmojnë në rregullimin e ciklit menstrual. Këto pilula mund t’u ndihmojnë grave që nuk i kanë të rregullta periodat.

Pasi të ndaloni ato, ju mund të mbesni shtatzënia.

Cilat janë dizavantazhet nga këto pilula?

Kontraceptivët oral, nuk të mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Shkakton marramendje

Gjakderdhje para ciklit

Ndjeshmëri në gjinj

Kontraceptivët e kryejnë funksionin në dy mënyra. E para, ndalojnë trupin nga ovulimi. Kjo do të thotë, që vezoret nuk mund të lirojnë vezë çdo muaj. E dyta, pilulat kontraceptive bëjnë trashjen e mukozës së qafës së mitrës. Mukoza është një lëng që ndodhet në qafën e mitrës, që e ndihmon spermën të kryer fertilizimin e vezës. Trashja e saj, e ndalon spermën të arrijë në uturus. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë