Këshilla për prindërit lidhur me temperaturën e lartë tek fëmijët
Temperatura e lartë/ethet mund të jenë shumë të frikshme për prindërit, veçanërisht për nënat dhe baballarët që e kanë fëmijën e parë.
Cila mund të quhet temperaturë shumë e lartë? A duhet të telefonoj mjekun menjëherë? Çdo fëmijë në njëfarë pike do të përjetojë ethe, pa marrë parasysh sa të kujdesshëm janë prindërit, kështu është e rëndësishme që prindërit të dinë se çfarë të bëjnë kur kjo të ndodhë.
E gjitha fillon me matjen e temperaturës së fëmijës tuaj duke përdorur cilindo lloj termometri që keni. Pavarësisht çfarë vendosni të përdorni, një termometër dixhital në përgjithësi është gjithçka që ju nevojitet.
Matja është më e saktë nëse përdorni një termometër rektal për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Nëse ndiheni jo rehat ta bëni këtë, përdorni cilëndo termometër që ju duket më i përshtatshëm. Tek fëmijët më të rritur, matja e temperaturës nëpërmjet në termometri nga goja është më e saktë, nëse fëmija është në gjendje ta tolerojë atë.
Kur është më e rëndësishme të ruani qetësinë
Atëherë, çfarë janë ethet/temperatura? Ethet përcaktohen si një temperaturë mbi 38.oC. Temperatura normale e trupit është nën 37oC. Temperatura e trupit të të gjithëve ndryshon gjatë gjithë ditës dhe mund të ndryshojë nga mosha, niveli i aktivitetit dhe faktorë të tjerë.
Mos u shqetësoni nëse temperatura e fëmijës suaj ndryshon. Kufiri për ethet është 38.0C.
Kërko një konsultë pediatri
Kur nuk duhet të shqetësoheni për temperaturën e fëmijës suaj?
- Kur zgjat më pak se pesë ditë, nëse sjellja e fëmijës suaj është relativisht normale. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse fëmija juaj vazhdon të jetë aktiv dhe ha e pi normalisht. (Ai ose ajo mund të duket më i lodhur se zakonisht).
- Temperaturat deri në 39oC, nëse fëmija juaj është 3 muajsh deri në 3 vjeç, ose deri në 39.5oC nëse fëmija juaj është më i rritur. Këto temperatura mund të jenë të zakonshme, por jo domosdoshmërisht shqetësuese.
- Temperatura e ulët, nëse foshnja ose fëmija juaj është imunizuar kohët e fundit, pra ka bërë vaksinë. Këto mund të jenë normale nëse zgjasin më pak se 48 orë
Kur të telefononi mjekun tuaj
E tani pyetja e rëndësishme: Kur duhet të shqetësoheni për temperaturën e lartë? Telefononi një mjek kur:
- Një foshnjë më e vogël se 3 muajsh ka temperaturë të lartë. Ethet mund të jenë përgjigjia e vetme e foshnjës suaj ndaj një sëmundjeje të rëndë. Tek të porsalindurit, temperatura e ulët mund të jetë gjithashtu shenjë e një sëmundjeje serioze. Telefononi pediatrin tuaj nëse temperatura e fëmijës bie nën 36.5oC e matur në rectum.
- Temperatura e lartë e fëmijës zgjat më shumë se pesë ditë. Pediatri juaj mund të ketë nevojë të hetojë më tej për shkaqet.
- Temperatura e lartë e fëmijës është më e larta se 40oC
- Temperatura e lartëe fëmijës nuk zbret pavarësisht përpjekjeve tuaja
- Fëmija nuk është aktiv, është vështirë të zgjohet ose nuk po merr lëngje të mjaftueshëm. Foshnjat që nuk lagin pelenat të paktën katër herë në ditë dhe fëmijët më të mëdhenj që nuk urinojnë çdo 8 deri në 12 orë mund të dehidratohen rrezikshëm.
- Fëmija është vaksinuar së fundi dhe ka një temperaturë mbi 38.8oC ose ethe për më shumë se 48 orë.
- Nëse jeni të shqetësuar me temperaturën e fëmijës tuaj, telefononi pediatrin për ta diskutuar atë.
Çfarë të bëni nëse ndodhin konvulsione
Konvulsionet (të dridhurat) janë një efekt anësor shumë i frikshëm i etheve/temperaturës së lartë në disa fëmijë. Konvulsionet febrile ndodhin në 2 deri në 4% të të gjithë fëmijëve nën moshën 5 vjeçare. Jo të gjitha krizat shkaktojnë lëvizje në formë të dridhurash në trup. Disa kriza duken si “të fikët”. Nëse fëmija bën një krizë:
- Vendoseni fëmijën tuaj në njërin krah (pozicion anash)
- Mos i vendosni asgjë në gojë fëmijës
- Telefononi urgjencën nëse kriza zgjat më shumë se 5 minuta
- Nëse kriza zgjat më pak se 5 minuta, njoftoni mjekun tuaj ose kërkoni menjëherë kujdes mjekësor, për të vazhduar më tej ndjekjen e përshtatshme të fëmijës
Çfarë duhet bërë në lidhje me ethet/temperaturën e përsëritur
Nëse fëmija juaj ka episode të vazhdueshme ose të shumta të
etheve dhe një pediatër nuk mund të kuptojë se çfarë i shkakton ato, ai mund ta referojë fëmijën tek një mjek specialist. Një ekspert i sëmundjeve infektive pediatrike ose reumatolog pediatrik mund të jetë në gjendje të zbulojë dhe trajtojë problemin.
Keywords: Temperatura e larte, Temperatura te femijet, Ethet, Pediatri, Foshnja, Temperatura e ulet, Temperatura e perseritur, Kriza, Te fiket, Konvulcionet febrile, Urgjenca