A keni tentuar që ta largoni mërzinë ndonjëherë me një tas të madh me akullore? Kur ndjeheni të mërzitur, është e lehtë që ta largoni atë me ushqimin tuaj të preferuar. Por është e rëndësishme që të mendoni për shëndetin tuaj të zemrës edhe kur nuk ndiheni të lumtur.
Kjo është më e lehtë për tu thënë sesa për tu bërë, tha Nieca Goldberg, M.D., drejtore mjekësore e Qendrës Joan H. Tisch për Shëndetin e Grave në New York. Por është gjithashtu e rëndësishme, sepse sëmundja e zemrës është vrasësi numër 1 në botë.
“Kur njerëzit janë të stresuar, të shqetësuar ose ndjehen të mërzitur, nuk janë të aftë të bëjnë zgjedhjen e shëndetshme sepse janë të lodhur nga situata e tyre,” tha Dr. Goldberg.
“Shëndeti mendor i një personi, për sa i përket shëndetit të tyre të përgjithshëm, nënvlerësohet.”
“Të kujdesesh për perspektivën e përgjithshme dhe mirëqenien është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për tensionin e gjakut dhe kolesterolin”, është shprehur ajo.
Nuk është për t’u habitur nëse e keni të vështirë të stërvitni , të hani ushqime të shëndetshme, të kufizoni alkoolin ose të lini duhanin.
Të gjitha këto gjëra mund të duken si “vetëm një gjë tjetër për të shtuar në listën e gjërave që janë duke iu shkaktuar stres,” tha Dr. Goldberg.
“Njerëzit iu drejtohen gjërave që u japin rehati dhe nuk mendojnë nëse ato gjëra janë të shëndetshme apo jo.”
Nëse jeni duke luftuar me stresin ose ankthin, Dr. Goldberg tha që ndërmarrja e dy hapave kryesorë mund të ndihmojë.
Identifikoni shkakun e stresit ose ankthit dhe adresojeni. Kërkoni terapi nëse është e nevojshme.
“Nëse ndjeheni të mërzitur përreth dy ditë, kjo është në rregull, por nëse vazhdon me javë, duhet të kërkoni ndihmë,” tha Dr. Goldberg.
Zgjidhni zakone të shëndetshme dhe mos nxitoni. Nëse nuk jeni në disponim për të ushtruar, filloni gradualisht sesa të bëni presion mbi veten për t’u rikthyer në një rutinë të rreptë.
“Diçka aq e thjeshtë sa shëtitja, 30 minuta në ditë, edhe nëse bëni vetëm 10 minuta në të njëjtën kohë, mund të ju ndihmojë zemrën tuaj,” tha Dr. Goldberg.
Në fund të fundit, duhet të kujdeseni për veten tuaj për të larguar këtë ndjenjë, ngase kështu vetëm do ta ruani kujdesin e zemrës./Familja Jonë