Mes karameleve
që dhuron gjyshja, ëmbëlsirave që bën mami në shtëpi dhe pijeve me gaz që lejon
babi të dielave, fëmijëria e shumë vogëlushëve kthehet në një mbretëri të artë
të ëmbëlsuar nga ledhatimet e familjes dhe nga shumë e shumë sheqer. Nëse deri
tani pediatrit nuk kanë qenë dhe aq të rreptë në lidhje me sheqerin në ushqimin
e fëmijëve, tashmë një studim i American Heart Association ka vënë alarmin:
sheqeri u dashka ndaluar.
Në kohën kur obeziteti sa vjen e përhapet, prindërve të sotëm u këshillohet të
mos u japin sheqer të vegjëlve. Ndalimi total bëhet deri në moshën 2 vjeçare.
Por pastaj, deri sa të mbushë 18 vjeç, nuk duhet t’i kalojë 25 gram në ditë:
gjashtë lugë të vogla sheqer.
Disa ushqime përmbajnë sasi të lartë sheqernash, por nuk janë në listën e ushqimeve të ndaluara. Frutat dhe qumështi, ku sheqernat janë në gjëndjen e tyre natyrale, nuk ndalohen aspak, përkundrazi, të parat rekomandohen gjithmonë.
Po ku qëndron ndryshimi mes frutave e qumështit nga njëra anë dhe atyre që konsiderohen si ushqime “të pashëndetshme” nga ana tjetër? Akuza e mjetëve për ëmbëlsirat e gatshme apo pijet nëpër kanoçe është se përmbajnë “kalori të zbrazëta”, domethënë që nuk shoqërohen me të tjera vlera ushqyese për organizimin si proteinat, karbohidratet, vitaminat, kalciumi.
Edhe pse përshtatja e një stili të tillë jetese sigurisht që nuk i lumturon dhe aq shumë fëmijët, prej kohësh autoritet ndërkombëtare të ushqimit po kërkojnë t’u japin prindërve të dhënat e duhura mjekësore për sasinë e sheqerit që një fëmijë duhet të konsumojë në ditë. Disa vende madje përpiqen të luftojnë obezitetin duke kontrolluar shitjen e pijeve të gazuara, duke shpresuar se kështu do të ulet konsumi. Javën e shkuar, në në fund Britania e Madhe propozoi një taksë të re mbi pijet e gazuara, që do të hyjë në fuqi në vitin 2018, duke premtuar se lekët e kësaj takes do të shkojnë në ndërtimin e strukturave sportive apo promovimin e jetës së shëndetshme. Para Londrës, edhe Meksika, Franca, Belgjika dhe vendet Skandinave u janë drejtuar politikave fiskale për të reduktuar konsumimin e të sheqernave./Familja Jonë