Shkencëtarët mundohen që çdo ditë e më shumë, t’i avancojnë metodat për diagnostifikimin e kancerit.
Këtë herë hulumtuesit e ‘Univerisity of East Anglia” në bashkëpunim me “Norfolk and Norwich University Hospital”, kanë zbuluar që përmes një metode të testimit të urinës, mund të zbulohet kanceri i prostatës pesë vjet para se të paraqitet.
Ata bën një test eksperimental të urinës, të cilën e quajtën Prostate Urine Risk, përmes së cilës mund të identifikohet nëse një person mund të preket nga ky lloj i kancerit në pesë vitet e ardhshme.
“Ky test i urinës, mund të parashikojë progresin e sëmundjes, deri pesë vjet përpara se të zbulohet nga metodat standarde klinike”
“Madje, ky test ka arritur që t’i identifikojë burrat që kanë më pak tendencë të preken nga kanceri i prostatës”, është shprehur udhëheqësi i hulumtimit Dr.Jeremy Clark.
Përndryshe, sipas ‘American Cancer Society’ ky kancer është i shpeshtë por që zhvillohet më ngadalë. Sipas tyre një në nëntë burra preken nga kanceri i prostatës. /Familja Jone