Pre, Tet 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Cila është mosha e duhur kur fëmijët duhet të fillojnë shkollën? – përgjigjet psikologu Prof. Fitim Uka

Gjatë emisionit “Familja jonë”, ku ishte i ftuar psikologu Prof. Fitim Uka u diskutua edhe rreth çeshtjes se në cilën moshë fëmija është i gatshëm të filloj shkollimin, për të cilën Uka tha se është e nevojshme konsultimi me psikolog, kjo për shkak se disa fëmijë janë më të gatshëm të fillojnë shkollën dhe disa jo.

” Një pikëprerje të qartë për këtë mund ta jap vetëm një psikolog, në momentin kur vlerëson fëmijën, sepse mosha që ka një fëmijë nuk e percakton domosdoshmërisht potencialin që ka ai fëmijë. Ne themi që mosha 6 vjeçare është një lloj kufiri por është kufi arbitrar”, shtoi psikologu.

Ai më tutje tha se përfshirja e psikologëve në shkolla do e bënte më të lehtë vendimin se kur fëmija duhet të filloj klasën e parë.

Për më shumë informacione ndiqeni intervisten e plotë në faqen e Familjajonë në Facebook.

/https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/691892265506244./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë