Në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, ku ishte i ftuar gjinekologu obstetër, dr. Dardan Baftiu, u diskutua në lidhje me vaksinimin gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ndër të tjera, në këtë emision u fol edhe për cështjen e vaksinimit me dy doza të grave gjatë periudhës së shtatzënisë dhe problemet potenciale që mund të lindin nga kjo.
Sipas Baftiut, nuk paraqet aspak problem vaksimimi me dy doza (qoftë doza e parë dhe e dytë ose e dytë dhe e treë) gjatë kësaj kohe.
“Jo, nuk ndikon aspak negativisht nëse merren dy doza të vaksinës brenda periudhës së shtatzënisë. Përkundrazi, nga studimet që janë bërë, është vërejtur se gratë shtatzëna që kanë marrë dy vaksina brenda shtatzënisë, kanë lindur fëmijë me antitrupa kundër COVID-19”, theksoi ai.
Baftiu gjithashtu nënvizoi se nuk ka rëndësi nëse merren doza e parë dhe e dytë ose doza e dytë dhe e tretë brenda kësaj kohë, meqë, sipas tij nuk paraqet asnjë problem.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/familjajoneks/videos/514715796640623