Dje me datë 13.06.2019 në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për EVPM të akredituar nga OMK, në Qendrën e telemjekësisë së Kosovës, ka ligjëruar Dr. Admir Sullovari nga Tirana, i cili përpara radiologëve, patologëve, teknikëve të radiologjisë, infermierëve e pulmologëve ka prezantuar detalisht temën shumë interesante dhe të rëndësishme: “Patologjitë intersticiale pulmonare”.
Ky prezantim ka zgjuar shumë kërshërinë e të pranishmëve të cilët në fund të prezantimit kanë pasur edhe pyetje.
Të pranishmit të cilët me shumë vëmendje dëgjuan ligjëratën Dr. Admirin u shprehen shumë falënderues për përvojën dhe njohurit që ai ndau me kolegët nga Kosova, si dhe për gatishmërinë që të jetë pjesë e programit të EVPM të Klinikës së radiologjisë.
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Mr.Sc.Dr. Bujrar Gjikolli njëherit i ka ftuar kolegët tjerë të shprehin gatishmërinë për të ndarë diturinë e tyre, duke iu thënë që mjafton të na dërgoni temën dhe kohën dhe prezantimi do të iu organizohet në gjysmën e dyte të gushtit deri në fund të dhjetorit të këtij viti, duke i akredituar kështu listën e radhës së prezantimeve.
/Familja Jonë