Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Brumë pa gluten për pica ose bukë

Edhe pse receta më poshtë shpjegon se si të bëni pica ose bukë, mos ngurroni të bëni biskota dhe pjekurina të ndryshme nga ky brumë!

Përbërësit:

▪ 150 g miell pa gluten
▪ 5 g maja të freskët
▪ 120 ml ujë të vakët
▪ 5 g kripë
▪ 1 lugë vaj ulliri
▪ 4 lugë gjelle pastë domatesh
▪ 125 g mozzarella
▪ origano
▪ 1 grusht angjinare
▪ 1 grusht kërpudha
▪ 1 grusht proshutë

Përgatitja:

▪Përzieni majanë e freskët në ujin e vakët derisa të aktivizohet (lini pak ujë mënjanë). Shtoni miellin e s itur dhe ngjisheni.

▪ Shkrini kripën në ujin e mbetur dhe shtojeni në përzierje. Në fund, shtoni pak vaj ulliri dhe vazhdoni ta ngjishni.

Për pica

▪ Bëni një top brumi dhe lëreni të bymehet në një vend të ngrohtë dhe të lagësht për afro 30 minuta. Kur brumi të jetë dyfishuar në vëllim, përhapeni me një okllai dhe e vendosni në një tepsi pjekje të mbuluar me letër për pjekje dhe futeni në furrë.

▪ Lyejeni me salcë domatesh, shtoni djathë mozzarella të prerë në kubikë dhe shtoni erëza sipas dëshirës tuaj.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius për afro 30 minuta.

Për bukë

▪ Formojeni brumin në një tërësi. Vendoseni në një tepsi për pjekje të mbuluar me letër për pjekje dhe lëreni të bymehet në një vend të ngrohtë dhe të lagësht për afro 30 minuta.

▪ Kur të dyfishohet në vëllim, piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë Celsius për afro 30 minuta.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë