Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ferma KAAGE, ushqim krejtsisht natyral dhe pa kimikate

Ferma KAAGE në fshatin Rakaj të Ferizajit, është fermë e cila ofron vezë organike nga pulat e rritura në ambient të hapur, të ushqyera, pa ilaçe apo antibiotik. Ushqimi i cili konsumohet në këtë fermë është krejtsisht natyral dhe pa kimikate.

Në një intervistë për portalin, “Familja Jonë”, përfaqësuesja e kompanisë së fermës “KAAGE”, tregon se nga erdhi ideja për të hapur një biznes të tillë në Kosovë.

“Fillimisht ideja për të hapur një biznes të tillë ka nisur duke parë nga afër vetëdijesimin e secilit njëri për ushqim të shëndetshëm, mishi i pulës dhe vezët janë produkte esenciale të cilat cdo familje konsumon pothuajse çdo ditë”, shprehet Zogjani.

Ajo shton se kjo fermë posedon kushte europiane.

“Ferma KAAGE, posedon kushte europiane, e cila ofron shitjen e pulave dhe vezeve bio. Pulat janë të rritura në natyrë, ato janë të kontrolluara nga veterinary dhe procesi i prodhimit kontrollohet vazhdimisht nga stafi i fermës”.

Zogjani thekson se prejardhja e pulave në fermën KAAGE nuk është nga Kosova.

“Pulat prejardhjen e kanë nga Hungaria vend ky i cili zë vendin e parë në botë, sa i përket blegtorisë. Racat e pulave që ferma KAAGE i posedon janë: Tetra, Tint, Super Harco, Amrok”.

“Pulat dhe vezet e fermës Kaage dallojnë nga produktet që ne jemi mësuar t’i shohim në treg, në bazë të cilësisë. Janë të rritura të lira në natyrë si dhe ushqimin e kanë nga natyra”.

Kjo fermë mund të kontaktohet përmes numrit: 048/902/260

Youtube

Arkiva

Kategoritë