Pre, Pri 10, 2026
Banner Top
Banner Top
11 të vdekur dhe 1 mijë e 682 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 1 mije e 682 persona të infektuar nga COVID-19 dhe 11 persona të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 710 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 263 persona gjithsejtë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 19 mijë e 695.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër Coronavirusit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 18 mijë e 776 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707 mijë e 793 doza të vaksinës.

Po ashtu, deri më 22 gusht, 236 mijë e 405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

32 pacientë në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të dielën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me Coronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 664 po trajtohen me oksigjenorapi.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë