Qeveria e Kosovës është duke vazhduar me lehtësimin e masave antiCOVID, ku nga sot dasmat do të lejohen deri në 300 të ftuar.
Gjithashtu, me vendimin e ri, organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00, transmeton Telegrafi.
“Organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 300 të ftuar”, thuhet në vendim
Ndryshe, në gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.
Ndërkaq, fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.
Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.
Brenda 24 orëve janë imunizuar 11,518 qytetarë. Aktualisht janë të vaksinuar 282,180 persona, ku me dozën e dytë janë imunizuar 78,298 qytetarë.