Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit në një përleshje që ka ndodhur në Viti.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit i cili është dërguar për në Gjilan, nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.
“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banori i Vitisë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.
Hashani bëri të ditur se është arrestuar një person në lidhje me këtë rast, teksa tha se deri më tani nuk dihet motivet e ngjarjes.
“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë . Hetimet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, njoftoi ai.