Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri raste të variantit Delta të koronavirusit në Bosnjë dhe Hercegovinë

Para takimit të sotëm mbi aktivitetet në lidhje me situatën epidemiologjike të shkaktuar nga coronavirusi dhe procesin e imunizimit të popullatës në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, të organizuar nga Qeveria, janë dhënë informatat në lidhje me variantin Delta në këtë vend.

Sipas mediave atje, përcjell Telegrafi, ka qenë ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik të Federatës së BeH, Sinisha Skoçibushiq, ai që ka thënë se deri më tani janë tri raste të variantit Delta të coronavirusit në BeH.

Dhe siç ka vlerësuar ai, takimi i sotëm do të jetë një mundësi reale për të koordinuar aktivitetet e reja.

“Së shpejti ne do të kemi më shumë vaksina dhe vetëm me anë të vaksinimit dhe masave individuale mund ta ndalojmë plotësisht pandeminë”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ai. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë