Mbrëmë në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte e ftuar psikologia dhe teraputja e stimulimit, Mirjeta Pestisha, me të cilën u diskutua lidhur me kleptomaninë.
Pestisha që në fillim e shpjegoi çrregullimin e kleptomanisë, duke theksuar se karakterizohet nga një kërkesë e papërmbajtshme për të vjedhur gjëra të ndryshme. Për dallim nga vjedhjet e zakonshme, që kryhen për nevoja personale e mungesë të vlerave monetare, sipas Pestishës, kleptomanët vjedhin gjëra krejtësisht të panevojshme për ta dhe se vjedhjet që kryhen nga ta nuk bëhen si pasojë e mungesës së vlerave monetare, por si pasojë e tundimit që kanë për të vjedhur gjëra.
“Kleptomania është një crregullim që karakterizohet nga një kërkesë e papërmbajtshme për të vjedhur gjëra të caktuara. Për dallim nga vjedhjet e zakonshme,që kryhen për nevoja personale ose si pasojë e mungesës së vlerave monetare, kleptomanët vjedhin gjëra të cila janë të panevojshme dhe se nuk është arsyeja mungesa monetare, por tendenca që kanë në ato momente për të vjedhur një gjë të caktuar. Ky është dallimi në mes të një vjedhjeje të zakonshme dhe kleptomanisë”, theksoi ajo.
Pestisha gjithashtu theksoi se kleptomania është një çrregullim i cili mund të shoqërohet edhe me çrregullime të tjera.