Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në spitalet e Kosovës, 86 pacientë me COVID-19, prej tyre 56 me oksigjeno-terapi

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme në vend janë duke u trajtuar 86 pacientë.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 56 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq dy pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 65 pacientë, prej tyre  11 të konfirmuar me COVID-19, 46 me oksigjeno-terapi, një në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 11 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 17 pacientë post-Covid nga Klinika e Pulmologjisë. Klinika e Pulmologjisë ka 37 pacientë të shtrirë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë, një në gjendje të rënduar, kurse 14 të konfirmuar pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 reja me COVID-19, kurse dy persona kanë humbur jetën nga ky virus.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,764 mostrave.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,707, i viktimave në 2,256 dhe i të shëruarve në 105,280.

Aktualisht, raste aktive me coronavirus janë 171. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë