Në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perendimor, Komisioneri i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, vjen të mërkurën në Kosovë. Në të njejtën ditë ai do të qëndrojw edhe në Shqipëri, ndërsa arsyeja e vizitës së tij është ndarja e vaksinave anti-COVID-19 të financuara nga Bashkimi Evropian.
“Unë do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme pasi vaksinat e para COVID-19 të financuara nga BE do të arrijnë në rajon. 651 mijë doza të vaksinave BioNTech dhe Pfizer do të dorëzohen nga maji deri në gusht”, ka deklaruar komisioneri Varhleyi në Twitter, percjell Albanian Post.
Doza e caktuar për Kosovën është 95 mijë vaksina, e cila do të shpërndahet nga muaji maj deri në muajin gusht. Sipas raportimeve të mediave, kontigjenti i parë i BE-së për Kosovën do të përmbajë 4 mijë e 700 vaksina.
Varhelyi vizitën në Ballkanin Perëndimore e nis të hënën.
Serbia dhe Bosnja do të jenë dy vendet e para që do të vizitohen. Të martën vizita vazhdon në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të vizitohen të mërkurën.
Më 28 mars ka arrtiur kontigjenti i parë dhe i vetëm deri tash i vaksinave anticovid në Kosovë.
24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kanë ardhur përnes programit “COVAX”, mundësuar nga Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet (UNICEF).













