Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” hematologu, Dr. Fitim Gashi

Sonte në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” do të jetë i ftuar hematologu, Dr. Fitim Gashi.

Gashi, pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë, ka vazhduar edhe më tej ngritjen akademike, duke u specializuar në lëmin e hematologjisë. Aktualisht punon në Klinikën e Hematologjisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, pozitë të cilën e mban që prej vitit 2016.

Me të ftuarin në këtë lidhje virtuale do të diskutohet për anemitë, diagnostifikimin dhe menaxhimin e tyre.

Ndërkohë, shikuesit që kanë ndonjë pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar në faqen “Familja Jonë” në Instagram dhe Facebook, si dhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Cka është anemia? Si ta dimë nëse kemi të bëjmë me anemi? Sa zgjasin trajtimet dhe cilat janë mënyrat e trajtimit? Janë vetëm disa nga pyetjet që do t’u jepen përgjigje gjatë emisionit.

Për shumcka në lidhje me anemitë, trajtimin dhe diagnostifikimin e tyre, ndiqeni emisionin “Takim virtual me Shëndritin” më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë