Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Afër 3 000 punonjës shëndetësor të vaksinuar

Afër 3 000 punonjës shëndetësor janë vaksinuar kundër Covid-19, nga 30 marsi, kur filluar vaksinimi në sallën “1 Tetori”, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Gjatë ditës së sotme deri në mesdite janë vaksinuar mbi 140 profesionistë në sallën 1 tetori dhe qendrat e tjera ndërsa në total po i afrohemi shifrës rreth 3 000 brenda këtyre ditëve. Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar edhe pjese shërbimit shëndetësorë që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës ndërsa presim që nesërm të vaksinohen edhe shërbimi shëndetësorë që është në kuadër të kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë të kënaqur me gatishmërinë e mjekëve për tu vaksinuar.

“Realisht kemi pasur pritje të tjera dhe shohim më shumë mantelbardh që të vinë dhe të vaksinohen,  dhe ju bëjmë thirrje që të vaksinohen për të krijuar një inunitet aktiv, i mirëkuptojmë ndonjëherë mungesat për shkak të ndonjë vikend mirëpo do të ishte shumë mirë që të shfrytëzohet kjo mundësin dhe të mos bëhet ndonjë lloj kalkulimi sepse nuk dihet në cilën periudhë mund ti jepet mundësia e dytë”, tha ai.

Hoti ka treguar se që nga e marta do të fillojë edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të sektorit privat.

“Punonjësit shëndetësore do të vaksinohen edhe gjatë kësaj jave sepse prej ditës së nesërme fillon edhe vaksinim i punëtorëve shëndetësorë të sektorit privat si dhe vaksinimi shtrihet në komunat e Kosovës, për aq kohë sa vaksinohen punonjësit shëndetësore mirëpo  kur vaksinohen lokacionet më të moshuara vazhdohet sipas planit të vaksinimit”, tha Hoti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë