Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qumështi, ndikimi i tij në shëndetin tonë!

Për shkak të vetive të tij ushqyese qumështi, konsiderohet si një vakt i plotë. Ai përmban një numër të konsiderueshëm vitaminash për të cilat trupi ynë ka shumë nevojë si: kalcium, yndyrna, ptoteina, vitamina D, etj. Mjekët këshillojnë që konsumimi i qumështit të jetë i përditshëm, edhe pse shumë njërëz nuk e pëlqejnë atë.

Lexoni tani përfitimet e qumështit dhe filloni ta konsumoni çdo ditë.

  • Jep volum dhe ndriçon flokët

Proteinat dhe lipidet e pranishme në qumësht rrisin rrënjët e flokëve dhe vitamina A, B6, biotin dhe kalium ndihmojnë flokët të mbajnë shkëlqimin e tyre.

  • Forcon thonjtë

Thonjtë e shëndetshëm kërkojnë zink dhe qumështi i ka me shumicë. Thonjtë zhvillojnë pika të bardha, bëhen të verdhë dhe të brishtë për shkak të mungesës së zinkut. Pirja e qumështit rekomandohet, pasi përmban sasi të mëdha të zinkut, për thonjtë e shëndetshëm dhe me shkëlqim.

  • Rregullon shikimin

Qumështi është një burim plot vitaminës A dhe B12, të cilat janë të dobishme për sytë. Fëmijët duhet të pijnë qumësht rregullisht për të përmirësuar shikimin.

  • Zvogëlon presionin e gjakut

Sasia e kaliumit në qumësht ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe përmirësimin e pulsimit të enëve të gjakut. Ai gjithashtu punon si një lëng anti-acid dhe normalizon sasinë e kolesterolit. Qumështi lopës dhe qumështi i dhisë, për shkak të sasisë së yndyrës së ngopur të pranishme në to, janë shmangur kohët e fundit. Edhe pse është e lehtë për të marrë qumësht gjysmë të skremuar, njerëzit preferojnë qumështin e sojeve, qumështin e tërshërës dhe të orizit, pasi këto janë të larta në proteina dhe ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit.

  • Forcon dhëmbët

Qumështi ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqes së smaltit të dhëmbëve, duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe në rritje. Eleminon efektin e dëmshëm që uji i gazuar dhe acidet e pranishme në ushqim kanë dhe ndihmon në mbrojtjen e tyre nga prishja. Kalciumi mban kockën e nofullës të fortë dhe të shëndetshme.

  • Forcon kockat

Të kesh kocka të shëndetshme është shumë e rëndësishme pasi ato sigurojnë një strukturë në trupin tonë, mbrojnë organet tona dhe ruajnë kalcium. Me moshën, ato bëhen të dobëta për shkak të humbjes së kalciumit nëpërmjet urinës. Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit dhe një bollëk të vitaminës D, të cilat janë thelbësore për rritjen e kockave dhe forcimin e tyre. Dendësia minerale e kockave dhe lënda e tyre varen nga përmbajtja e kalciumit të trupit. Njerëzit me mangësi të vitaminës D duhet të pijnë qumësht të fortifikuar.

  • Forcon sistemin imunitar

Vitamina D në qumësht ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Bakteret e pranishme në qumështin organik janë gjithashtu të dobishme për sistemin imunitar dhe ndihmojnë në reduktimin e alergjive. Proteina e hirrës, e gjetur në qumësht, përmban beta-glukanë dhe imunoglobulina, që lufton kundër të ftohtit dhe gripit dhe ndihmon trupin në procesin e detoksifikimit natyror.

  • Përmirëson inteligjencën

Qumështi i plotë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trurit tek fëmijët për shkak të pranisë së yndyrës së shëndetshme. Ajo gjithashtu ndihmon në mbështetjen e formimit të neuroneve tek fëmijët. Prania e magnezit në qumësht përmirëson inteligjencën tek fëmijët, ndërsa në të rriturit e pengon harresën.

  • Ul stresin

Trupi juaj do të fillojë të ndihet i qetë me vetëm një gotë qumësht të vakët, pas një dite të lodhshme. Ai lehtëson nervat dhe muskujt e lodhur. Vitamina B12 e pranishme në qumësht është vërtet e mirë për indet nervore.

  • Rregullon gjumin

Një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kësaj kohe trupi ynë riparon dhe rikthen energjitë. Mjekët rekomandojnë të pish një gotë qumësht të nxehtë, ai përmban një lloj të aminoacideve që ndikon në fazën e parë të gjumit, të kombinuar me karbohidratet gjatë natës për të pasur një gjumë të mirë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë