65 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 12 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24-orëshit të fundit, dy pacientë janë shëruar, ndërsa 52 të tjerë ende vazhdojnë të jenë në oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, gjatë një dite, 206 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer tri lindje. /familjajone