Receta e supës me fileto puledhe makarona është e duhura për mëngjesin e së dielës. Kombinimi i tyre jep një shije mbresëlënëse dhe njëkohësisht ka vlera ushyese, shumë të nevojshme për organizmin tuaj.
Kjo recetë përgatitet për 35 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona.
Përbërësit: 1 filetë pule, 1 koncentrat pule, pak vaj ulliri, 1/2 qepë, 1 karotë, 1 degë rozmarinë, kripë, piper, 1/2 gotë ujë, 120 gr makarona dhe pak majdanoz.
Përgatitja: Në fillim ndajeni fileton e pulës në kubikë të vegjël. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën me karotën. I shtoni fileton e pulës dhe rozmarinë. I trazoni mirë dhe i rregulloni me kripë e piper. Shtoni ujë dhe makaronat. I trazoni përsëri dhe ndërkohë i shtoni majdanoz. Tani i shtoni koncetratin e pulës dhe e lini supën të ziehet për 20 minuta. Në fund e shërbeni të ngrohtë me një degë të vogël rozmarine sipër.