Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vështirësitë apo vonesat në fushën e komunikimit te fëmijët

Shkruar nga Naile Rrustolli, psikologe

Fëmijët për të zhvilluar aftësitë gjuhësore duhet të jenë në gjendje të:

  • marrin informacione
  • kuptojnë informacionin
  • të mbajnë informacionin

Vonesat në të folur:

Fëmija juaj mund të ketë një vonesë në gjuhë nëse nuk plotëson pikat e zhvillimit të gjuhës për moshën e tij. Aftësitë gjuhësore mund të zhvillohen me një ritëm më të ngadaltë krahas bashkëmoshatarëve. Vështirësia mund të jetë  në të  shprehur ose të kuptojnë të tjerët.

Një vonesë gjuhësore mund të jetë pranuese/receptive, shprehëse\ekspresive, ose një kombinim i të dyjave. Një deficit i gjuhës pranuese ndodh kur fëmija juaj ka vështirësi të kuptojë gjuhën, të merr udhëzime nga ana juaj dhe të kuptoj gjërat që ju ia kërkoni. Një çrregullim shprehës i gjuhës ndodh kur fëmija juaj ka vështirësi të komunikojë verbalisht.

Nëse fëmija juaj ka një vonesë në gjuhë, ata nuk do të arrijnë zhvillimin gjuhësor krahas fëmijëve të tjerë, Vështirësitë e fëmijës varen nga mosha dhe natyra e vonesës së tyre gjuhësore.

Kur duhet të konsultoheni me profesionistë rreth vonesave në të folur te fëmija juaj:

  • Mos guguitje deri në moshën 15 muajshe
  • Ka 2 vjet dhe nuk përdor fjalë në fjalorin e tij
  • 2 vjeç fjalori i fëmijës suaj është i kufizuar në më pak se 25 fjalë.
  • Ka 3 vjet  dhe has vështirësi në të folur me fjalë të shkurtëra
  • Ka vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve
  • Ka vështirësi në drejtshqiptim ose ka artikulimi i dobët
  • Ka vështirësi në bashkimin e fjalëve në një fjali
  • Ka vështirësi në formulimin e fjalive të thjeshta
  • 4 vjeç fëmija juaj shpesh përsërit pyetjet tuaja ose nuk formulon fjali të plota
  • Kini parasysh realizimin e një konsulte edhe për mundësinë e ndonjë vështirësie me dëgjimin e fëmijës, për të përjashtuar mundësinë që dëmtimi i dëgjimit të shkaktojë problemin e gjuhës.

Këshilla për inkurajimin e zhvillimit të gjuhës të fëmijës suaj

Ndoshta nuk është e mundur të parandalohen të gjitha vonesat gjuhësore, dhe është i nevojshëm stimulimi në këtë drejtim, mirëpo ju si prind mund të keni ndikim pozitiv të inkurajoni zhvillimin gjuhësor të fëmijës suaj, si:

  • Të flisni me fëmijën tuaj nga koha kur ka lindur.
  • T’i përgjigjeni zhurmës së fëmijës suaj kur ai është një bebe.
  • T’i këndoni fëmijës tuaj, edhe kur janë fëmijë.
  • Të lexoni me zë të lartë për fëmijën tuaj.
  • T’u përgjigjeni pyetjeve të fëmijës suaj.

Nëse ju keni provuar rekomandimet e lartcekura, mirëpo ende vëreni vështirësi te fëmija juaj krahas bashkëmoshtarëve, rekomandohet konsulta me profesionistë, me qëllim të stimulimit të fëmijës përmes terapisë së të folurit nga personat kompetent.

Youtube

Arkiva

Kategoritë