Emisioni “Takim virtual me Shëndritin” këtë të premte, më fillim nga ora 20:00, do ta mirëpresë në lidhje të drejtpërdrejtë pulmolugun Flamur Marku.
Marku, me prejardhje nga Gjakova, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje (Gjakovë), për t’i filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë.
Studimet për mjekësi i mbaroi në vitin 2012, ku tre vitet e ardhshme do të punonte në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Studimet e specializuara në lëmin e pulmologjisë i filloi në vitin 2014 dhe i mbaroi në vitin 2019. Aktualisht punon në Klinikën e Pulmologjisë, në rolin e zëvendësdrejtorit.
Me Markun do të bisedohet lidhur me problemet pulmonare (me mushkëri), ndërkaq të gjithë ata që kanë pyetje për doktorin, këtë mund ta bëjnë duke u drejtuar në faqën “Familja jonë” në Facebook, ose edhe gjatë kohës kur zhvillohet intervista, në hapësirën për komente.
Për shumcka në lidhje me problemet mushkërore, na ndiqni të premten, më fillim nga ora 20:00 vetëm në Facebook-un e Familja jonë.