Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vrasja e 15 vjeçarit, një muaj paraburgim për dy të miturit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti  për të Mitur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturve: L.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe L.L. dhe H.G.,për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje.

Sipas një njoftimit për media, gjyqtarja e procedurës, Kymete Kicaj, kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ashtu që kjo masë të miturve do ti llogaritet prej datës 22.01.2021deri me datën 21.02.2021.

Siç thuhet në njoftim, gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve L.L. dhe H.G, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e masës së Paraburgimit, pasi që procedura përgatitore në këtë çështje sapo ka filluar, dhe në vazhdim do të merren në pyetje të miturit, dhe në rrjedhën e mëtejshme do të mblidhen edhe prova të tjera për të zbardhjen e kësaj çështje penale. Po ashtu për Gjykatën qëndrojnë bazat ligjore për caktim të paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, posedim i mjeteve të rrezikshme, për më tepër të miturit pas pjesëmarrjes në rrahje, në rrjetet sociale kanë vazhduar me kërcënime dhe provokimin e mëtejme të situatës edhe ashtu të rënduar duke postuar fotografi”, thuhet në njoftim.

Tutje sqarohet se duke marrë parasysh sjelljet e tyre dhe vendosmërinë për të kryer këto vepra penale, e duke pasur parasysh edhe raportet e acaruar në mes të familjeve, si dhe për të mos eskaluar situata edhe ashtu e rënduar, në rrethana të tilla mos marrja e masave adekuate jep indicie se do të krijonte raste për përsëritjen e veprave penale për të cilat të miturit kanë kërcënuar dhe provokuar.

“Andaj, nën këto rrethana caktimi i masës së paraburgimit ndaj dy të miturve, për momentin është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm se do të sigurojë zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim theksohet se gjyqtarja për të mitur ka shqyrtuar edhe masat tjera alternative për sigurimin e prezencës së të miturve.

“Mirëpo ka ardhur në përfundim se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme dhe të sigurta për sigurimin e prezencës të miturit në procedurë gjer në sqarimin e rrethanave për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat  penale të cilat i ‘u vihen në barrë, e posaçërisht kur procedura përgatitore në këtë çështje penale është në fazën fillestare, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat të cilat i kanë këto veprime antiligjore, rrezikshmërinë  dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, sjelljet e tyre pas kryerjes së veprës penale, sidomos publikimi i fotos në rrjetet sociale me mbishkrime provokative, janë indikator që nëse lihen në liri, mund të përsërisin vepër tjetër penale, andaj sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Youtube

Arkiva

Kategoritë