Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Afro 200 raste me variantin e ri të COVID-19 në ShBA

Të paktën 195 raste me variantin e ri të koronavirusit, të zbuluar për herë të parë në Mbretëtrinë e Bashkuar, janë regjistruar në 22 shtete të Amerikës.

Të prekur nga ky virus, sipas CNN, janë shtetet si: : California me 72 raste, Florida me 50 të prekur nga ky variant dhe Neë York me gjithsej 22 raste.

Ndërkohë, shtetet  e mëposhtme kanë raportuar më pak se shtatë raste secila, sikurse: Colorado, Connecticut, Georgia, Illinois, Indiana, Louisiana, Maryland, Massachusetts, Michigan, Minnesota, Neë Jersey, Neë Mexico, Oregon, Pennsylvania, Tennessee, Texas, Utah, Ëisconsin dhe Ëyoming.

CDC thotë se rezultati nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve që qarkullojnë në ShBA, por vetëm ato të gjetura nga analizimi i mostrave pozitive.

Varianti i cili njihet si B.1.1.7 dhe duket se përhapet më lehtë – është gjetur gjithashtu në të paktën 60 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë