Njollat e ndryshkut, sidomos për sa i përket pëlhurave dhe veshjeve mund të jenë të bezdisura për t’u hequr. Në çdo rast, si për sipërfaqet metalike ashtu edhe për veshjet, evitoni zbardhuesin pasi mund ta komplikoni më tej situatën duke e përkeqësuar njollën dhe duke shkatërruar materialin. Dhe nëse është e mundur, kufizoni edhe përdorimin e produkteve kimike në treg, potencialisht të dëmshme për shëndetin tuaj.
Si të hiqni mykun me metoda natyrale
Mos harroni që largësia është një nga shkaqet kryesore që përcakton formimin e ndryshkut: gjithashtu, mbani objektet metalike në një vend të thatë dhe në rast se kanë njolla ndryshku, kujtoni recetat tona. Duhet të dini që lëngu i nxehtë i limonit i bashkuar me kripën e imët është një përzierje perfekte për të eliminuar në mënyrë efikase njollat e ndryshkut?
Si të eliminoni ndryshkun me metoda natyrale
Ja disa metoda natyrale për të eliminuar ndryshkun në mënyrë efikase nga objektet metalike dhe pëlhurat:
Përbërësit natyralë për të cilët do të kemi nevojë për eliminimin e njollave të ndryshkut janë:
Sodë buke
Uthull e bardhë
Limon
Kripë
Patate
Si të veproni:
1. Soda e bukës: bikarbonati është një produkt që ka funksione të ndryshme dhe një prej tyre është heqja e njollave të ndryshkut. Duhet përgatitur një pastë e trashë duke përzier ujë dhe sodë dhe të lihet të veprojë tek njollat e ndryshkut për 6/12 orë e të shpëlahet me ujë të rrjedhshëm.
2. Uthulla e bardhë: Uthulla heq njollat e ndryshkut duke i vendosur objektet në një tas me uthull për 3-6 orë. Pasi e keni lënë në uthull, fërkojeni objektin me letër alumini.
3. Kripë dhe lëng limoni: formoni një pastë të trashë duke përzier kripë të imët dhe lëng limoni, aplikojeni në objektin e ndryshkur dhe rreth pas një ore fërkojeni me një peshqir.
4. Patate dhe sodë: për të larguar njollat e ndryshkut aplikoni një patate të prerë përgjysmë të spërkatur me sodë dhe fërkoni sipërfaqen e ndryshkur.