Njëri ndër mësimet themelore që duhet t’ia japim fëmijës padyshim se është ai i të qenit i pavarur në jetë. Sigurisht, kjo do përkushtim nga prindërit dhe, mbi të gjitha, shkathtësi për t’ia arritur një gjëje të tillë.
Ndër pikat kryesore që duhet zbatuar për t’i mësuar fëmijët që të jetojnë në mënyrë të pavarur është vendosja e pritshmërive. Ky element është thelbësor që një fëmijë të fillojë të jetë i përgjegjshëm, shkruan Very Well Family.
Preferohet që pritshmëritë të mos jenë menjëherë të larta, sepse fëmijët mund të dorëzohen në kryerjen e detyrës në fjalë, për shkak se u duket e pamundur. Fillimisht atë duhet ta ngarkoni me përgjegjësi të lehta .
Gjithmonë duhet që pritshmëritë që i keni për fëmijën t’ia thoni vetë atij.
Kur e ngarkojmë me përgjegjësi një fëmijë, sigurisht se duhet ta mësojmë se si kryhet ajo punë. Prandaj duhet të shpenzojmë kohë për t’i mësuar se si ta punojnë punën që u kërkojmë.
Përvec kohës, është i rëndësishëm edhe caktimi i rutinave ditore. Koha që ka fëmija në dispozicion gjatë gjithë ditës duhet të ndahet në mënyrë të arsyeshme, andaj preferohet që cdo gjë ta ketë orarin e vet.
Të gjitha këto mësime patjetër që do të kenë efekt afatgjatë, sepse prej këtu fillon që të krijohet ndjenja e përgjegjësisë dhe pavarësisë.