Pre, Pri 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Zemaj paralajmeron ndërtimin e spitalit në Ferizaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot komunën e Ferizajit.

Ai gjatë kësaj vizite u shpreh se ndërtimi i spitalit në këtë komunë mbetet ndër prioritetet kryesore dhe do të përkushtohet fuqishëm që të përfundojë sa më shpejt ndërtimi i tij.

Zemaj gjithashtu theksoi se po bëhet përpjekje për rritjen e kapaciteteve testuese për COVID-19 dhe të ketë mjaftueshëm barna në spitalet e përgjithshme dhe QKMF.

Postimi:

Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i tij.

Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.

Bashkë me kryetarin e Ferizajt,  z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.

Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna.

Bashkë ia dalim!

Youtube

Arkiva

Kategoritë