Pre, Tet 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Zemaj: Masat e reja ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 tha se rënia e rasteve me koronavirus ka ardhur për shkak të masave të cilat janë ndërmarrë.

Ai tha se masat e reja ndërmerren varësisht numrit të të infektuarve në vend, ndërsa shqetësuese e quajti numrin e lartë të vdekjeve.

“Me trendin e tanishëm të rasteve pozitive dhe ngarkesën e spitaleve dhe QKUK-së nënkuptohet se do të jenë në fuqi masat e ndërmarra në nëntor. Situata analizohet dhe varësisht nga projeksionet që kemi bërë në dy javët e fundit kemi stagnim të virusit. Masat duhet të vazhdojnë me një intensifikim të shtuar për të ndikuar në ulje të lakores së infektimit. Shqetësuese është numri i rasteve të të vdekurve. Kemi rënie të rasteve pozitive më pak se 15 për qind”, tha ai./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë