Sht, Tet 10, 2026
Banner Top
Banner Top
“Kam vrarë njeri! Ndjesë të madhe familjes”, shprehet në gjykatë polici që vrau Klodianin

Nevaldo Hajdaraj, polici shqiptar që vrau Klodian Rashën ditë më parë, foli para gjykates lidhur me vrasjen që kreu ai gjërsa ishte në detyrë.

Personi në fjalë i ka kërkuar këtij institucioni të vendosë se c’do të bëhet me të, pasi, sic tha, nuk ka të drejtë të kërkojë mbrojtje.

“Kam vrarë një njeri. Nuk kam asnjë të drejtë të kërkoj mbrojtje”, ishin fjalët e policit.

Ai ka kërkuar që në këtë seancë gjyqësore të jenë edhe familjarët e viktimës, në mënyrë që t’u kërkonte falje për veprimin që bëri.

Prokuroria kërkoi nga gjykata masën e arrestit me burg për të akuzuarin, e që dënimi për këtë vepër ndaj tij mund të shkojë deri në shtatë vite, raporton Ora News.

Youtube

Arkiva

Kategoritë