Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Faktorët që ndikojnë në rritjen e flokëve

Mesatarisht, flokët kanë tendencë të rriten nga 0.5 milimetra deri në 1.25 centimetra cdo muaj.

Shumë faktor ndikojnë në shpejtësinë e rritjes së flokëve. Tek meshkujt për shembull, flokët rriten shumë më shpejtë se sa tek femrat. Tek shpejtësia e rritjes së flokëve ndikon edhe gjenetika, mosha, shëndeti dhe shtatzënia.

Njerëzit lindin me rreth 5 milionë gjëndra flokësh, prej të cilave rriten flokët, njofton Familja Jonë.

Rreth 100 mijë nga këto gjëndra janë në lëkurën e kokës. Njerëzit me folikuj në formë ovale kanë flokë shumë kacurrelë, ndërsa ata me folikuj të rrumbullakët kanë flokë të drejtë.

Janë disa faktor që ndikojnë në rritjen e flokëve.

Gjenetika – e një personi është përcaktues se sa shpejtë do i rriten flokët

Seksi – meshkujve ju rriten flokët më shpejtë se femrave

Mosha – flokët rriten më shpejtë nga mosha 15 deri në 30 vjet. Disa gjëndra pas kësaj moshe nuk bashkëpunojnë me njëra – tjetrën, pasi kalojnë vitet.

Ushqimi – i mirë është esencial për rritjen e flokëve dhe shëndetin e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë