111 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 17 nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të këtij spitali, 65 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa tre të tjerë janë në respiratorë.
Gjatë 24-orëve janë shëruar edhe 15 pacientë.













