Pre, Tet 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Infektologu Tolaj për ilacin remdesivir: Në ndalohet përdorimi i tij në Kosovë – ka efekte negative

Paneli i Grupit për Zhvillimin e Udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit tha se ilaci remdesivir nuk rekomandohet për të infektuarit me COVID-19, pavarësisht se sa të sëmurë janë këta të fundit, sepse nuk ka ndonjë dëshmi se ky ilac përmirëson gjendjen shëndetësore.

Përderisa Ministria e Shëndetësisë premton se ky ilac do të arrijë shumë shpejt në Kosovë, infektologu Ilir Tolaj thotë se remdesiviri nuk duhet të përdoret për t’i trajtuar pacientët me koronavirus. Sipas tij, jo vetëm që nuk e përmirëson gjendjen shëndetësore, por ka edhe efekte anësore serioze, ashtu që bën apel që të ndalohet përdorimi i tij në Kosovë.

“Studimet e mëhershme që nuk ishin shumë optimiste për efektin e remdesivir në mjekimin e të sëmurëve me COVID-19, u vërtetuan nga studimi i OBSh. Në bazë të këtij studimi, remdesivir nuk ka as edhe një efekt pozitiv në ecurinë e sëmundjes COVID-19. Për këtë, autoritetet e Kosovës duhet ta ndalojnë përdorimin e tij në Kosovë dhe gjithashtu të anulojnë blerjen e sasive të konsiderueshme të tij”, tha ndër të tjera Tolaj për Sinjalin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë