Maqedonia ka shënuar numër të lartë të të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi gjatë ditës së sotme.
Ministria e Shëndetësisë atje njoftoi se nga 3 mijë e 353 teste të kryera, 1 mijë e 168 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërkaq 11 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje gjatë ditës së sotme.
Gjithashtu sot janë shëruar edhe 692 persona nga COVID-19 në këtë vend Deri më tani, numri total i të diagnostifikuarve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë Veriore është 46 mijë e 62. /familjajone