Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rriten rastet e infektimeve në Itali, shumë rajone futen në “zonën e kuqe”

Në Itali kanë filluar të rritet numri i rasteve të infektimeve me koronavirus, për rrjedhojë shumë qytete të këtij vendi janë future në zonën e kuqe dhe kanë kufizim të lëvizjes.

Sipas mediave të huaja Campania dhe Toskana iu janë bashkuar së fundi rajoneve të tjera të Italisë që kanë shënuar shumë infektime, kësisoj do iu nënshtrohen masave të rrepta prej të dielës së ardhshme.

Njoftimi i së premtes erdhi ndërsa Italia konfirmoi 40,902 infeksione të reja – numri më i lartë ndonjëherë në ditë.

Ai kaloi shifrën e një milion në fillim të kësaj jave dhe ka pasur më shumë se 44,000 vdekje.

Ndryshe, Italia u bë epiqendra e pandemisë në momëentin kur kjo e fundit u shfaq në Evropë, në fillim tëkëtij viti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë