Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dalë kundër paralajmërimeve të fundit për mbyllje totale të vendit, saktësisht kundër mbylljes së komunës së Prishtinës, në qoftë se nuk ka ndihmë për ekonominë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Ahmeti shpreh pakënaqësinë e tij në raport me izolimin.
“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësimin e covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra.
Prishtina në zonën e kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrëfarë efekti”, shkroi ai në Twitter. /familjajone













