Mër, Tet 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Sot pritet të prezantohen masat e reja ndaj COVID-19

Sot, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, pritet t’i prezentojnë masat e reja ndaj COVID-19.

Duke e parë rritjen e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit, pritet që të ketë masa të tjera kufizuese të cilat do të zbulohen sot.

Është propozuar që komunat të ndahen në tri zona, varësisht prej rrezikshmërisë: zona e gjelbër (komunat me 75 raste në javë ose më pak), zona e verdhë (komunat me 76 deri në 149 raste në javë) dhe zona e kuqe (komunat që kanë mbi 150 raste të infektimeve në javë).

Në bazë të këtyre numrave pritet të merren vendime për kufizim të lëvizjes. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë